Durmishi: LSDM po përdor gënjeshtra dhe të pavërteta, inspektorët e ISHP janë transferuar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës

Shpërndaje

“LSDM përsëri po manipulon me gënjeshtra dhe të pavërteta. Punonjësit e Inspektoratit Shtetëror të Punës nuk kanë arsye për shqetësim!”, ka deklaruar ministri i Ekonomisë
dhe Punës, Besar Durmishi, në një postim në Facebook, duke reaguar ndaj akuzave të
LSDM-së se punonjësit e Inspektoratit Shtetëror të Punës po punojnë në të zezë.

Ai thotë se në përputhje me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Mbikëqyrjen Inspektuese, ministritë ja të të detyruara që brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit të marrin përsipër të drejtat dhe detyrimet e inspektorateve.

“Gjithashtu, sipas nenit 8 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbikëqyrjen Inspektuese (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 22/25), të gjithë punonjësit e Inspektoratit Shtetëror të Punës transferohen në ministritë përkatëse ku do të vazhdojnë punën e tyre”./Telegrafi

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme