Sot pritet të ndodhë takimi i shumë pritur mes Arben Taravari dhe kryeministrit Mickoski, takim nga i cili pritet të lindë vendimi nëse Arben Taravari mbetet pjesë e Qeverisë ose shkon në opozitë.
Kryeministri i vendit, Hristian Mickoski dje në konferencë për media ka deklaruar se për të është e papranueshme që Taravari të mbetet në Qeveri nëse në zgjedhje lokale bashkëpunon me BDI-në.
Sipas Mickoskit, Taravari veçmë ka marrëveshje me BDI-në në disa komuna.
Se bashkëpunimi i Arben Taravarit me BDI-në është i papranueshëm e kanë thënë edhe krerët e VLEN.
Së fundi Bilall Kasami në Click Plus tha se edhe për VLEN është e papranueshme që Taravari të bashkëpunojë me BDI-në dhe të jetë pjesë e VLEN.
E nëse do të mbetet pjesë e Qeverisë mbetet të shihet sepse siç tashmë është publike, Taravari është afruar me Ali Ahmetin dhe është distancuar nga krerët e VLEN.