“Dita ndërkombëtare e familjes”, ministri Limani takon ambasadorin Ulusoy!

Shpërndaje

Ministri i Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë së bashku me ambasadorin e Turqisë, Fatih Ulusoy kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Familjes.

Theks i veЗantë iu dha rolit të familjes si qeliza themelore e shoqërisë dhe nevojës për zhvillimin e vazhdueshëm të saj, raporton gjurme.info

Në këtë drejtim, Limani dhe Ulusoyu kanë diskutuar për mundësitë që përmes projekteve dhe investimeve të përbashkëta të mbështeten politika dhe iniciativa që përmirësojnë cilësinë e jetës familjare, arsimin, mbrojtjen sociale dhe dialogun ndërkulturor.

Njoftimi i plotë:
FAMILJA NË QENDËR TË VËMENDJES
Sot, së bashku me Ambasadorin e Republikës së Turqisë Z. Fatih Ulusoj, e shënuam Ditën Ndërkombëtare të Familjes. Në këtë kontekst, realizuam një takim në frymën e forcimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve dhe promovimit të vlerave të përbashkëta kulturore dhe familjare.
Theks i veçantë iu dha rolit të familjes si qeliza themelore e shoqërisë dhe nevojës për zhvillimin e vazhdueshëm të saj. Në këtë drejtim, diskutuam për mundësitë që përmes projekteve dhe investimeve të përbashkëta të mbështeten politika dhe iniciativa që përmirësojnë cilësinë e jetës familjare, arsimin, mbrojtjen sociale dhe dialogun ndërkulturor.
Shprehëm gatishmëri të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në këto fusha, me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të begatë për gjeneratat e tanishme dhe ato të ardhshme.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme