Dita e çlirimit, Kasami: Kosova për shqiptarët është realitet, çdo ditë po bëhet më e fuqishme

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i shoqëruar nga kreu i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi dhe deputeti e shefi i shtabit zgjedhorë, Adnan Azizi kanë qendruar sot në Kosovë, ku u shénua edhe zyrtarisht përvjetori i 26 nga Çlirimi i Republikës Kosovës, njofton gjurme.info.

Për këtë ka njoftuar vet Kasami i cili ka publikuar edhe fotografi në “Facebook”, ku treshja e lartë përmendur e eksponentëve të VLEN, shihen krah kryeministeit Albin Kurti.

Në këtë ditë të rëndësishme, në shkrimin e tij, Kasami ka thënë se Kosova për shqiptarët është realitet, çdo ditë po bëhet më e fuqishme.

Postimi i plotë:

26 vite më parë, Kosova e shqiptarisë u çlirua përfundimisht nga okupatori shekullor, i cili përmes ushtrimit të agresionit dhe masakrave tentoi të zhduk çdo gjurmë shqiptare.

Këtë përvjetor, Kosova e shënon si shteti tërësisht i zhvilluar, por edhe më i sigurt në rajon. Për fat të keq, agresori vazhdon të shoh ëndrra me sy çelë dhe vepron përmes dorës së zgjatur të individëve që pretendojnë se quhen shqiptarë.

Por, Kosova për shqiptarët është realitet dhe çdo ditë po bëhet më e fuqishme, ndërsa për të tjerët do të mbes një ëndërr dhe gjembë në sy!

Ma gëzofsh çlirimin Kosovë!🇽🇰/gjurme.info/

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme