Dy ose tre deputet që aktualisht janë pjesë e Frontit Europian pritet të kalojnënnë rradhët e koalicionit VLEN, pas daljes së Arben Taravarit nga ky koalicion.
Jo vetëm kjo, deputet qê përfliten se mund ti bashkëngjiten koalicionit VLEN janë edhe nga ASH-ja e Arben Taravarit.
Se grupi i deputetëve të VLEN do të rritet e tha Bilall Kasami mbrëmë në CLICK PLUS në TV21.
Sipas Kasamit, kjo do të kuptohet ditëve në vijim, kur edhe Bekim Qoku do të bëhet koordinator i grupit parlamentar.