Bujar Suljemani sot edhe zyrtarisht ka pranuar detyrën në krye të komisionit shtetëror të ankesave për prokurime publike, ku do të jetë edhe shqiptari i parë në historinë politike të Maqedonisë së Veriut, që do të mbaj këtë post, shkruan Top24
Reagimi i plotë:
Sot, zyrtarisht pranova detyrën Kryetar i komisionit shtetëror të ankesave për prokurime publike. Shfrytëzoj rastin që të falënderoj famijarët, shokët, miqt dhe gjithsecilin prej jush që më mbështetët dhe më uruat në detyrën e re. Me theks të veçant falënderoj z. Bilall Kasamin, z. Blerim Sejdiun dhe z. Adnan Azizin të cilët më mbështeten pa rezervë dhe që u jam mirënjohës për gjithçka. Me shpresë se do ta kryejm detyrën me dinjitet e gjithmonë faqebardhë.