Braktisje masive e AKI-së në çdo lagje të Tetovës — Reçica po i kthen shpinën, pritet që Ahmeti ta zhvendosë selinë e BDI-së në Zajaz

Shpërndaje

Në Tetovë po ndodh një braktisje masive e anëtarëve të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI),. Sipas burimeve nga terreni, pothuajse në çdo lagje të qytetit po regjistrohen dorëheqje dhe largime të njëpasnjëshme të aktivistëve dhe simpatizantëve të kësaj partie.

Një ndër zonat ku kriza e brendshme po ndihet më shumë është Reçica, e cila tradicionalisht është konsideruar bastion i BDI-së. Banorë dhe përkrahës të mëparshëm të kësaj partie po shprehin hapur pakënaqësinë e tyre me drejtimin aktual politik dhe me mënyrën se si janë menaxhuar strukturat lokale.

Burime të afërta me kampin e BDI-së thonë se situata në Tetovë ka alarmuar drejtuesit e partisë, madje qarkullojnë zëra se Ali Ahmeti po shqyrton mundësinë që selinë qendrore të BDI-së ta zhvendosë nga Reçica e Tetovës në Zajaz, vendlindjen e tij, në përpjekje për të rikthyer kontrollin dhe unitetin në parti.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme