Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, ka ndarë sot një mesazh frymëzues për qytetarët, duke theksuar vendosmërinë për të vazhduar rrugën e zhvillimit dhe dinjitetit që ka nisur gjatë mandatit të parë.
“Sot pata rastin të kaloj disa momente të bukura me qytetarët tanë, me ata që mbajnë shpresën e Tetovës. Në sytë e tyre shihet dashuria për qytetin, dëshira për zhvillim dhe besimi që kanë se Tetova mund të jetë vend më i mirë për të jetuar,” shkroi Kasami.
Ai shtoi se qytetarët nuk kërkojnë shumë, por duan dinjitet dhe mundësi për të ndërtuar të ardhmen e tyre në qytetin e tyre.
“Kjo është arsyeja pse ne nuk do të ndalemi. Më 2 nëntor vendosim bashkë për rrugën që kemi nisur — për Tetovën e rinisë, për Tetovën e shpresës, për Tetovën që e duam të gjithë,” përfundon Kasami, duke ftuar qytetarët që më 2 nëntor të japin besimin për mandatin e dytë.
