Bilall Kasami nikoqir i mbledhjes së Bordit të Unionit të Komunave Turke në Botë

Shpërndaje

Javën e ardhshme, Tetova do të jetë nikoqire e mbledhjes së rregullt të Bordit të Unionit të Komunave Turke në Botë, ku do të diskutohen një sërë çështjesh me interes për qytetarët e komunave pjesëmarrëse.

Ky takim zhvillohet në Tetovë si rezultat i përkushtimit dhe përpjekjeve të kryetarit të Komunës, Bilall Kasami, i cili ka insistuar që takime të këtij niveli të konkretizohen përmes realizimit të projekteve konkrete.

Një nga pikat kryesore të mbledhjes është diskutimi i një plani konkret për ndihmë në projektimin e një qendre shkencore për Tetovën – një iniciativë që i ka munguar prej kohësh qytetit. Kjo qendër pritet të hapë mundësi të reja për shkencëtarët e rinj dhe studiuesit nga fusha të ndryshme, duke shërbyer si një pikë kyçe për zhvillimin shkencor dhe arsimor jo vetëm në Tetovë, por edhe në të gjithë rajonin.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të thelluar bashkëpunimin ndërkomunal dhe për të realizuar projekte të përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Tetova, përmes këtij takimi të rëndësishëm, konfirmon edhe një herë pozitën e saj si një qytet i hapur ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar dhe projekteve të avancuara për të ardhmen.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme