Bilall Kasami: Lista e VLEN-it në Tetovë është garanci për të ardhmen e qytetit

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar sot një takim me bartësin e listës dhe të gjithë kandidatët për këshilltarë komunal të Koalicionit VLEN në këtë komunë.

Kasami e ka cilësuar listën e kandidatëve të VLEN-it si listë të rinisë dhe të shpresës, e cila sipas tij përfaqëson qytetarët dhe mban në duar të sigurta të ardhmen e Tetovës.

“Ky është ekipi me të cilin bashkërisht do ta vazhdojmë ndryshimin që VLEN, deri sa qyteti ynë të bëhet më i zhvilluari në vend dhe në rajon,” deklaroi Kasami.

Ai falënderoi kandidatët për angazhimin dhe energjinë e tyre, duke theksuar se bashkërisht do të punojnë për të hapur dyert e çdo institucioni për rininë, si dhe për projekte që synojnë transformimin e Tetovës.

“Me rini të shëndoshë, sukseset janë të sigurta. Ja VLEN! Na priftë e mbara!”, përfundoi Kasami

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme