Bilall Kasami – krah tetovarëve: Me entuziazëm dhe unitet drejt fitores

Shpërndaje

Kryetari aktual i Komunës së Tetovës dhe kandidati për mandatin e dytë, Bilall Kasami, ka vazhduar takimet me qytetarët dhe aktivistët në kuadër të fushatës zgjedhore. Sonte, ai ka vizituar shtabet e lagjeve Gam Gam, Teqe, Sahat Mahalla dhe Shaip Kamberi, ku është pritur nga një numër i madh i banorëve dhe përkrahësve të tij.

Në një shkrim në “Facebook”, pas takimeve, Kasami ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e çdo aktivisti dhe qytetari që kontribuon në zhvillimin e Tetovës, duke theksuar se energjia dhe mbështetja e tyre janë forca kryesore drejt fitores së 2 nëntorit.

“Falënderoj nga zemra secilin që punon dhe angazhohet për zhvillimin e Tetovës. Me këtë frymë dhe entuziazëm hyjmë në Kapitullin e Dytë, më të motivuar se kurrë që fitorja jonë të jetë edhe më bindëse,” deklaroi Kasami.

Sipas tij, kjo mbështetje e gjerë tregon besimin e qytetarëve në projektet dhe vizionin që kanë ndryshuar Tetovën gjatë mandatit të tij të parë. Ai shtoi se bashkë me ekipin e tij do të vazhdojnë të punojnë për ta bërë qytetin një model të zhvillimit dhe mirëqenies për të gjithë banorët.

Kasami e përmbylli takimin me thirrjen për unitet dhe angazhim të përbashkët në ditët e mbetura deri në zgjedhje, duke theksuar se Tetova ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme të progresit.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme