Deputeti i Koalicionit VLEN, Bekim Sali përmes një postimi në “Facebook” ka demantuar të gjitha lajmet që qarkullojnë në rrjet duke aluduar se është i pakënaqur dhe do të largohet nga koalicioni VLEN, njofton gjurme.info
Sali ka thënë se VLEN nuk është vetëm një emër politik, është vullneti i mijëra qytetarëve që besojnë në drejtësi, përfaqësim të barabartë dhe dinjitet.
Thotë se është krenar që është pjesë e këtij vizioni dhe do të vazhdoj të kontribuoj me përkushtim dhe përgjegjësi.
Reagimi i plotë:
Të gjitha lajmet që qarkullojnë së fundmi janë shpifje dhe tentativa të dëshpëruara për të krijuar përçarje por nuk kalojnë.
VLEN nuk është vetëm një emër politik, është vullneti i mijëra qytetarëve që besojnë në drejtësi, përfaqësim të barabartë dhe dinjitet. Jam krenar që jam pjesë e këtij vizioni dhe do të vazhdoj të kontribuoj me përkushtim dhe përgjegjësi. Asnjë artikull anonim, asnjë titull i porositur dhe asnjë skenar nga ata që i tremben humbjes së privilegjeve, nuk mund të më largojë nga ky rrugëtim. VLEN është këtu për të qëndruar. Për të gjithë ata që spekulojnë sot, ua them qartë: shihemi në tetor! Çairi është VLEN dhe do të mbetet VLEN ,ashtu si shumë komuna të tjera që do t’i bashkohen VLEN-it të fuqishëm për ndryshim. U bëj thirrje të gjithëve të mos bien pre e dezinformatave. Ne do të vazhdojmë të punojmë, të përfaqësojmë dhe të realizojmë ndryshimin që e kemi premtuar. Besimi nuk blihet me shpifje por fitohet me punë, përkushtim dhe ndershmëri. VLEN dhe do të vlejë deri në fund!/gjurme.info/