Komisarja e Bashkimit Evropian, Marta Kos, gjatë vizitës dyditore në Shkup, refuzoi të takohet me përfaqësues të opozitës shqiptare, të cilat janë cilësuar si parti me lista të zeza dhe persona nongrata.
Gjatë qëndrimit të saj, Kos zhvilloi takime me zëvendëskryeministrin Hristijan Mickoski, Ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, si dhe me liderin e opozitës maqedonase, LSDM-së, Venko Filipçe, por nuk pati asnjë takim me përfaqësues të opozitës shqiptare.
Burime diplomatike pohojnë se arsyeja lidhet me mungesën e reformave brenda opozitës shqiptare dhe dominimin e figurave nga listat e zeza.