BDI në krizë të re të brendshme, formohet “Grupi i Zjarrit 2”, kërcënojnë me ndarje nëse Ahmeti i jep komuna Selës dhe Taravarit

Shpërndaje

Jozyrtarisht, burime të afërta me strukturat e BDI-së konfirmojnë formimin e një grupi të ri të pakënaqurve brenda parties, një “Grup Zjarri 2” që tashmë i ka dhënë ultimatum Ali Ahmetit: nëse u jep shumë komuna Selës dhe Taravarit, do të ndahen nga partia.

Kjo lëvizje vjen si pasojë e pakënaqësisë së thellë me negociatat e fundit, ku Ahmeti po shihet gjithnjë e më shumë si i gatshëm të sakrifikojë kuadro dhe struktura të BDI-së për t’i kënaqur partnerët e rinj të tij. Njerëz që kanë investuar për vite në komunat që tani diskutohen për “shkëmbim” janë të revoltuar dhe po përgatiten për veprim politik të pavarur.

Atmosfera në BDI po vlon, dhe takimi i së shtunës me Selën e Taravarin mund të jetë pikërisht detonatori i ndarjes së radhës. Historia po përsëritet: sa herë Ahmeti tenton “bashkime të mëdha”, BDI përfundon me përçarje të thella.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme