Ardi Ismaili, i angazhuar si shef i marketingut të fushatës së Bajram Rexhepit ka reaguar pas shpërndarjes së fotografisë ku ai shifet me kandidaten e Levicës, fakt që forcon edhe më shumë dyshimet se BDI-ja do të bashkëpunojë me Levicën në Tetovë.
Ismaili ka konfirmuar takimin dhe ka thënë se me Bozhinovskën e cila në rrethin e parë ishte candidate e Levicës ishte i rastësishëm dhe jo i planifikuar.
Veç faktit që nuk e ka mohuar, ai për më tepër edhe i ka dalë në mbrojtje kandidates në fjalë.
Reagimi i plotë:
Zonja Katka Bozhinoska, e cila punon në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë, kishte dalë për kafe pauzës. Takimi ishte komplet i rastësishëm dhe i paplanifikuar.
Zonjën Katka e njoh prej më shumë se 20 vitesh, shumë kohë përpara se të përfshihej në politikë, e poashtu shumë përpara se të ekzistonte partia Levica apo ndonjë aktivitet politik i saj.
Sikur të bëhej fjalë për ndonjë takim “diskret” apo ndonjë “konspiracion senzacional politik”, me siguri që “takimi” nuk do të ishte zhvilluar në mes të qytetit dhe mu në mesditë.
