“Bashkë”, Taravari përfundon tek BDI-ja, ndahet “kulaçi” rritet paknaqësia tek integristët!

Shpërndaje

Mbrëmë në Reçicë të Vogël Bashkimi Demokratik për Integrim ka mbajtur mbledhjen e kryesisë qëndrore në të cilën është diskutuar bashkëpunimi me Arben Taravarin dhe Ziadin Selën, raporton gjurme.ifno

Në këtë mbledhje është arritur një far dakordësie megjithse paknaqësitë brenda integristëve në heshtje janë të mëdha.

Sipas raportimeve, Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit do të propozojë kandidatë në tre komuna strategjike – Gostivar, Saraj dhe Tearcë, ndërsa Ziadin Sela, që tashmë është pjesë e Frontit Europian, do të garojnë me kandidatët e tij në komunat Strugë, Dibër dhe Haraçinë.

Marrëveshjen publikisht e kanë kundërshtuar aktivistët e BDI-së në Saraj, të cilët kanë vërshuar në komente tek profile I Blerim Bexhetit.
Ndonëse jo publikisht, kundër marrëveshjes në fjalë është dega e Gostivarit./gjurme.info/

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme