Azizi: VLEN-i po rritet e forcohet, aktivistët e vërtetë të ASH-së të vendosur e në gatishmëri

Shpërndaje

“VLEN-i po rritet e forcohet çdo ditë e më shumë”, kështu e ka nisur shkrimin e tij
në Facook, shefi i shtabit qendror të koalicionit VLEN njëherit edhe deputeti i këtij koalicioni, Adnan Azizi.

Sioas Azizit, si kurr më parë, po ndodh një katarzë politike që po e ndan njëherë e përgjithmonë të mirën nga e keqja, njofton gjurme.info.

Reagimi i plotë:

Është momenti i saktë kur populli e pa dallimin mes atyre që kan ideal dhe punojnë për popull dhe atyre që politikën e kanë vetëm mjet për pasurim personal, familjarëve dhe disa të afërmve që u shërbejnë si mashë! Kush i qëndron vullnetit të popullit mbetet krenar dhe faqebardhë. Mbetet besnik ndaj 107 mijë votave dhe besës së dhënë se, kurrë më BDI në pushtet!

Kush iku, u mori dëbimin politik dhe moral nga populli, që do të thotë ka marrë rrugën e qoftë largut!

Si Shef i Shtabit Qendror Zgjedhor të VLEN-it, nuk flas me emocione, por me fakte nga terreni. Aktivistët e vërtetë të Aleancës janë në gatishmëri, ballëlartë dhe më të vendosur se kurrë, pro Frymës së VLEN-it!

Vazhdojmë…

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme