Deputeti i kolicionit VLEN, Adnan Azizi përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar pas takimit që Ali Ahmeti pati me figurën “tragji-komike”, siç Azizi preferon ta quaj imamin “kontravers’, Tim Shkupi.
Sipas Azizit, shqiptarët i kanë borxh një falënderim figurës tragji-komike që zbuloi fytyrën e vërtetë të Ali Ahmetit, raporton gjurme.info.
Shton se e “zgërdhmja” e Ali Ahmetit në videon me atë tipin që i madh e i vogël e dijnë se është i krisur, është pasqyra më e qartë e mënyrës se si ky njeri ka udhëhequr me fatin e fëmijëve tanë!
Reagimi i plotë i deputetit Adnan Azizi:
“Ali Ahmeti jo vetëm që i ka katandisur për tokë të gjitha punët e shqiptarëve të kësaj ane, por tani më në fund u zbulua plotësisht, paska qenë anëtar i fshehur i Lëvizjes së Deçanit! Me prapavijë të pastër serbe, që synon përçarjen e trungut tonë kombëtar dhe fetar.
Çfarë katandisje! Çfarë poshtërimi! Tani po kuptohet se anëtari i fshehur i kësaj lëvizjeje ka punuar me zell për ta lënë Medresenë “Isa Beu” pa akreditim – jo nga halli i ligjit, por nga shpirti i mashtrimit dhe prirja për t’i përdorur ndjenjat fetare si karrem elektoral.
Nuk presim më shumë nga ata që për 22 vite nuk e njohën fenë si udhëzim, por si mjegull për të mbuluar vjedhjet, si makineri votash për t’i hipur pushtetit, ndërsa në prapaskenë talleshin me besimtarët dhe vlerat tona më të shenjta.
Zoti nuk ta merr shpirtin pa ta marrë fytyrën. Kur je zullumqar, do të nxjerrë para popullit ashtu siç je!”, ka shkruar Azizi/ Gjurmë.info/