Deputeti i Lëvizjes Besa, respektivisht koalicionit VLEN, Adnan Azizi ka shoqëruar kreun e Komunës së Zhelinës dhe atë të Tetovës në pérurimin e rrugës që lidh Pallaticën dhe Tetovën.
Azizi përmes “Facebook” ka shkruar se tani më nuk ka llafe, por ka punë!.
“Rruga Pallaticë-Tetovë realitet! Kjo është qeverisja jonë me pak llafe, por mëngët përvjelur për punë dhe vetëm punë!”, ka shkruar Azizi.