Azizi porosi Taravarit: Je Vesel Memedi, pjesa dy, edhe përfundimin e ke të njejtë

Shpërndaje

Nisi rrugës së Arbrit, përfundoi te Aliu!

Tha, po dal prej Qeverisë dhe po kthehem te populli! A në fakt, përfundoi te stanet e Aliut.

Zëra të shumtë janë ata që më kanë parashtruar pytje se, si ndodhi? Çka ndodhi? Çka i bëri vak? Çne kjo sallto mortale nga Qeveria tek BDI-ja?!

Përgjigjja ime ka qenë se, pak ka rëndësi kjo, bile aspak, duke pasur parasysh faktin se të gjithë e kemi të njëjtin konstatim se u kap, po shantazhohet dhe po detyrohet të shkojë në prehër të “ hasmit”. Çdo koment tjetër është i tepërt.

Veç një gjë është e sigurt! Ata që 20 vite e luftuan BDI-në, sinonimin e krimit, korrupsionit dhe e shitjes së interesave kolektive, në këmbim të interesave personale e familjare, nuk i ke pas vetes, sado që mundohesh ti mashtrosh me folklor patriotik.

Në gjith këtë shfaqe, të bashkëngjiten vetëm disa individë që i ke rreth vetes, e që po ashtu janë diku të kapur, njejt si ty!

E ke të kotë. Votuesi, simpatizanti, aktivisti i ASH-së nuk shkon e as nuk e voton BDI-në, asnjëherë dhe në asnje rrethenë!

Me keqardhje po duhet me ta thënë se je epizoda e dytë e quajtur Vesel Memeti, e do të përfundojsh si ai, pasi në fund, oferta e Ali Ahmetit për ty do të përfundojë me kushtin që të ikësh nga këtu, e të shkosh ambasador në ndonjë shtet ku Aliu të të ket sa më larg!

#Vleni #VazhdonFuqishem# MeASHpo #PaTaravarin

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme