Azizi: Keqmenaxhimi i shëndetësisë na paraqiste pengesë si VLEN

Shpërndaje

Deputeti i VLEN, Adnan Azizi, në intervistë për TV Koha tha se mungesa e menaxhimit të duhur në shëndetësi i bënte problem VLEN-it.

“Menaxhimi i dobët i Shëndetësisë ndikonte që qytetarët tanë të jenë pakënaqur nga VLEN. Vdekja e foshnjave e një sërë dobësish tjera ishin fatkeqësi e keqmenaxhimit në shëndetësi nga Taravari”, tha deputeti Azizi.

Ai shtoi se Taravari ishte pengesë në VLEN edhe përkundër kësaj shtirej si faktor.

“Sondazhet e Taravarit ishin të kafeneve ai nuk kishte rejting më të mirë se liderët tjerë, por që kishte një performancë të dobët në shëndetësi është e pamohueshme”, përfundoi Azizi.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme