Adnan Azizi ka marrë besimin e madh për të udhëhequr fushatën zgjedhore të koalicionit VLEN në zgjedhjet lokale që po afrohen.
Në një postim në Facebook, Azizi shprehet krenar për këtë detyrë, por edhe i ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që mbart.
Ai zotohet për angazhim maksimal moral e profesional, duke theksuar se “VLEN-i do të triumfojë” përkundër pengesave dhe tentimeve për sabotim nga “strukturat politike kriminele”.
“Është koha e shqiptarëve”, deklaron ai me vendosmëri, duke paralajmëruar se VLEN-i është gati për çdo betejë politike që i pret.