Kryetari i Komunës sé Tetovës, Bilall Kasami që së bashku me krerët tjerë të VLEN, morrën pjesë në gurmthemelin e të autostradës së re Tetov-Gostivar, ka thënë se sot nuk hodh vetëm gurthemelin e një rruge, hodhëm gurthemelin e një drejtimi të ri për gjithë Pollogun.
“Autostrada Tetovë–Gostivar, pjesë e Korridorit 8 dhe 18 kilometra e gjatë, është shumë më tepër se një projekt ndërtimi. Është një investim prej 90 milionë eurosh që do ta përmirësojë lidhshmërinë në rajon, do të bëjë udhëtimet më të sigurta, më të shpejta dhe do t’i japë frymë zhvillimit, qytetarëve dhe bizneseve. Kjo rrugë është hak i vonuar për shqiptarët e Pollogut, që për vite me radhë udhëtonin mes gropave dhe pritjes, ndërsa dëgjonin vetëm premtime. Tani nuk ka më llafe, ka punë!”, ka shkruar Kasami.