Shkruan: Jetmir Aaani – Kryetar i Këshillit Komunal – Çair
Danella Arsovska, me përkrahjen e Apasievit dhe heshtjen e Blerim Bexhetit, po e shndërron Çairin në simbol të përçmimit institucional!
Trinomi në fjalë po vazhdon trajtimin diskriminues, përçmues e ofendues ndaj banorëve të Çairit!
Pasi i shndërroi lagjet tona në deponi mbeturinash, tani po na lë edhe pa ujë për më shumë se 20orë. Kjo është tallje me një komunë me shumicë shqiptare dhe banorë që meritojnë dinjitet, jo përçmim.
Ky nuk është dështim teknik, por arrogancë politike!
Çairi nuk është lagje e dorës së dytë. Mjaft më me këtë sjellje raciste ndaj qytetarëve tanë!