Nga Pollogu, vazhduam për në Saraj, zemra e Shkupit shqiptar dhe djep i vetëdijes sonë kombëtare. Saraji ka qenë gjithmonë në ballë të proceseve të rëndësishme politike dhe shoqërore, dhe edhe sot dëshmon se është e gatshme të udhëheqë ndryshimin.
Strukturat udhëheqëse dhe thuajse 99% e aktivistëve të degës së ASH-së në Saraj janë të palëkundur në mbështetjen e tyre për një të ardhme që VLEN. Me energji, besim dhe përkushtim, së bashku do ta çojmë përpara betejën për dinjitet dhe progres.