Zëvendëskryeministri për Qeverisje të mirë, Arben Fetai është një nga shumë zyrtarë që nuk pajtohet me vendimin e Taravarit për të braktisur VLEN.
Në vigjlje të këtij vendimi kontravers, Fetai s’bashku me disa anëtarë të Aleancës për Shqiptarët kanë udhëtuar në Prishtinë ku kanë takuar kryeministrin Kurti, njofton gjurme.info.
Për takimin ka njoftuar vet Fetai i cili mes tjerash ka qenë i shoqëruar edhe nga Abdylfeta Alimi.
Njoftimi i plotë:
Në agimin e kësaj dite, së bashku me disa miq të idealit nga Aleanca për Shqiptarët, morëm rrugën drejt Prishtinës, duke përshkuar autostradën “Arbën Xhaferi”, një rrugë që për ne nuk është thjesht infrastrukturë, por simbol i lidhjes sonë shpirtërore dhe kombëtare.
Aty në Prishtinë, zhvilluam një bisedë vëllazërore me mikun tonë, Albin Kurti. Ajo që na bashkon sot, më shumë se kurrë, është vizioni dhe ideali ynë i përbashkët për progres dhe zhvillim, një ideal që s’njeh kufij, as pengesa.