Një anketë e Qendrës për Hulumtime Politike dhe Komunikim (CRPC) për Komunën e Dibrës tregon një avantazh të qartë dhe të qëndrueshëm të kandidatit të koalicionit VLEN, Fisnik Mela ndaj kundërkandidatit të pavarur, Ramadan Imeri.
Sipas të dhënave të anketës, Fisnik Mela gëzon përkrahjen e 58,7% të të anketuarve, ndërsa Ramadan Imeri ka 31,5% të mbështetjes. Ndërkohë, 9,8% e të anketuarve janë shprehur se ende nuk kanë vendosur për kë do të votojnë ose kanë refuzuar të përgjigjen.
Rezultatet e sondazhit, madje tregojnë se Fisnik Mela ruan një epërsi të fortë dhe të qëndrueshme, si në qytetin e Dibrës ashtu edhe në vendbanimet përreth.
Sipas analizës së CRPC-së, kjo epërsi reflekton rritjen e besimit qytetar ndaj kandidaturës së Melës, e cila perceptohet si më e qëndrueshme dhe e afërt me kërkesat reale të dibranëve.
Anketa është zhvilluar në terren gjatë periudhës 25–26 tetor 2025, duke përfshirë gjithsej 370 qytetarë të Komunës së Dibrës, të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme nga të gjitha vendbanimet e komunës. Në përzgjedhje janë marrë parasysh përbërja etnike, gjinia, mosha dhe niveli arsimor i të anketuarve.
Marzha e gabimit është ±3,5%, ndërsa niveli i besueshmërisë statistikore arrin në 95%.
