Ambasada amerikane ia hap dyert Arben Fetait, pas largimit të Taravarit nga Qeveria

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të mirë, Arben Fetai i shoqëruar nga bashkëpartiaku Azir Aliu kanë takuar në ambasadën e SHBA-ve zëvendës-shefen e misionit, Nicole Varnes.

Fetai ka zbuluar edhe detaje nga bisedimet që kanë zhvilluar me Varnes.

Postimi i plotë:

Kafen e mëngjesit e pimë në konakun më të rëndësishëm për shqiptarët në vendin tonë – Ambasadën e SHBA-së – ku na mirëpriti zëvendës-shefja e misionit, Nicole Varnes. Me miken tonë, biseduam për partneritetin tonë të vazhduar në luftën kundër korrupsionit, promovimin e shtetit të së drejtës dhe mbështetjen në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme