Nga Komuna e Tetovës hedhin poshtë akuzat, duke thënë se as Komuna dhe as kryetari Kasami nuk kanë blerë libra.
“Librat janë blerë nga vetë shkollat e mesme, me mjetet e tyre, dhe janë blerë nga shtëpia botuese Çabej në Tetovë. Ne si komunë nuk kemi blerë libra, e aq më pak kreu i komunës. Një postim i tij në rrjetin social thotë se kreu i komunës ka shitur libra dhe kjo është një e pa vërtetë e madhe. Kryetari ditën premte ka qenë në shkollat e mesme për të parë furnizimin me libra që janë blerë nga vetë shkollat e mesme. Nëse vërtetohet konstatohet se ka shkelje të drejtave autoriale sigurisht se do të tërheqim librat”, tha Alili.
Po ashtu, nga Komuna thanë se, nëse Shtëpia Botuese “Onufri” nuk kërkon falje publike për akuzat ndaj Kasamit, do të parashtrojnë padi penale. Ndryshe, Komuna e Tetovës disa ditë më parë shpalli shkrimtarin Ismail Kadare qytetar nderi.