Pas konferencës për shtyp të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, ku ky i fundit u përpoq ta paraqesë humbjen e thellë 11-1 si fitore, ka reaguar në rrjetet sociale Albi Qamili, këshilltar i VLEN në Komunën e Tetovës.
Në një postim në Facebook, Qamili shkruan se Ahmetin “e tradhtoi gjuha” gjatë deklaratës së tij, duke zbuluar, pa dashje, atë që përpiqej ta fshehë.
“Gjuha e tradhtoi Ali Ahmetin. I pyetur pse nuk jep dorëheqje pas disfatës, ai u përgjigj.. ‘Pse askush deri tani nuk është dorëhequr kur ka humbur?’ — dhe kështu e pranoi vetë se ka humbur,” shkruan Qamili.
Sipas tij, ky moment përbën “tradhtinë e gjuhës” – kur fjalët zbulojnë të vërtetën që mendja mundohet ta fshehë.
“Me këtë fjali, Ahmeti e pranoi humbjen, por jo përgjegjësinë. Maskat ranë,” përfundon reagimi i Albi Qamilit.
