Adnan Azizi: Edhe 7 ditë na ndajnë nga fitorja historike!

Shpërndaje

“Edhe 7 ditë na ndajnë nga fitorja historike,” ka deklaruar Shefi i Shtabit Qendror të koalicionit VLEN, Adnan Azizi, duke bërë apel për mobilizim të plotë të votuesve shqiptarë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Në një reagim publik, Azizi ka kërkuar që qytetarët, aktivistët dhe përkrahësit e VLEN-it në komunat ku koalicioni garon në balotazh – Tetovë, Bogovinë, Dibër, Dollnen dhe Brvenicë – të dalin masivisht për të votuar kandidatët e tyre.

“Ky është momenti vendimtar për ta kurorëzuar përpjekjen tonë për ndryshim, për dinjitet, zhvillim dhe përfaqësim të vërtetë në çdo komunë,” ka theksuar Azizi.

Njëkohësisht, ai ka ftuar qytetarët e Strugës të mbështesin kandidaturën e pavarur të z. Mendi Qyrës, ndërsa banorët e Studeniçanit të japin mbështetjen e tyre për z. Azem Sadikun, të cilët, sipas tij, janë përfaqësues të denjë të qytetarëve të tyre.

“Le ta përmbyllim këtë fitore bashkë, me një zë të vetëm për të ardhmen tonë,” ka përfunduar Azizi.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme