A u “korruptua” Arben Taravari nga Ali Ahmeti?

Shpërndaje

Shkruan: Jasir Asani

A u reformua BDI-ja apo vetëm u rigrupua me “opozitarë” të blerë?
A mos vallë edhe Arben Taravari, neurologu, u korruptua politikisht nga Ali Ahmeti – jo me para, por me frikë nga ndryshimi që po vjen?
Po mirë, është neurolog me profesion, por në politikë s’po di as të diagnostikojë realitetin, e lëre më të shërojë sistemin e kalbur që dikur thoshte se do ta rrëzonte!
A është e vërtetë që ASH-ja e Taravarit, në vend se të qëndronte me popullin, u bë patericë e BDI-së dhe pjesë e FRONT-it kundër VLEN-it? 9 parti përballë 3 të vetme, aq shumë ju trembin votës së pastër?
Dhe pse gjithmonë kur rrezikohet Gostivari, Taravari trembet? Pse kërkon ndihmë nga kushdo edhe nga djalli, vetëm për të mos humbur karrigen?
Çfarë ka në Gostivar që e tremb kaq shumë Taravarin? Apo e di mirë që qytetarët nuk harrojnë, dhe këtë herë nuk do ta kursejnë?

Ndryshimi nuk e ndal dot as frika, as pazaret, as “neurologët” politikë që sot janë në pushtet, por sillen sikur janë viktima!

J.A
08.05.2025

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme