Banorët e Fushë Tophanës mirëpresin Murtezin dhe Mexhitin

Shpërndaje

Bartësi i listës së koalicionit VLEN për Këshillin e Komunës së Çairit, Muhamed Murtezi, i shoqërurar nga kandidati i VLEN, Izet Mexhiti dhe eksponent të këtij koalicioni, mbrëmë zhvilloi një takim me banorët e lagjes Fushë Tophanë. Ngjarja u shoqërua me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, të cilët morën pjesë në tubimin e organizuar nga VLEN.

Në fjalën e tij, Murtezi u shpreh mirënjohës për përkrahjen e banorëve, si dhe për angazhimin e këshilltarëve, drejtuesve dhe aktivistëve të kësaj lagjeje.

“Mbrëmë, më shumë se hapje shtabi, një tubim madhështor dhe prezencë impozante nga banorët e lagjes Fushë Tophanë.Mirënjohje për këshilltarët, drejtuesit dhe aktivistët e VLEN-it në Fushë Tophanë”, deklaroi ai.

Sipas organizatorëve, takimi në Fushë Tophanë është pjesë e aktiviteteve të rregullta të koalicionit VLEN në terren, në kuadër të fushatës zgjedhore për Komunën e Çairit.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme