Kryetari i Komunës së Zhelinës dhe kandidat për mandatin e tretë, Blerim Sejdiu, në një intervistë për portalin Gjurme.info në rubrikën “Blic Pyetje”, ka zbuluar prioritetet e tij për mandatin e ardhshëm, për të cilin shprehet i bindur se do ta fitojë.
Sejdiu theksoi se është puna ajo që e dallon nga kundërkandidati, ndërsa prezantoi projektet dhe premtimet e para që synon të realizojë pas marrjes së mandatit. Ai dha gjithashtu një porosi për qytetarët që ende nuk janë përcaktuar.
Për më tepër, ndiqni intervistën e plotë të Blerim Sejdiut në Gjurme.info.