Kasami takon Shpëtim Pollozhanin: Liria nuk dhurohet, fitohet çdo ditë

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidati për edhe një mandat, Bilall Kasami, është takuar sot me Shpëtim Pollozhanin, aktivist të çështjes kombëtare dhe ish i burgosur politik në Maqedoni.

Kasami e vlerësoi Pollozhanin si një zë të gjallë të kujtesës kolektive dhe shembull të qëndresës shqiptare.

“Sot u takova me Shpëtim Pollozhanin, aktivist të çështjes kombëtare dhe ish i burgosur politik në Maqedoni. Një zë i gjallë i kujtesës sonë dhe një shembull i qëndresës që na kujton se liria nuk dhurohet, por fitohet çdo ditë.”, u shpreh Kasami.

Ky takim u cilësua si një moment i rëndësishëm reflektimi mbi sakrificat dhe përkushtimin e gjeneratave që kontribuan për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve në Maqedoni.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme