Është e qartë se bashkëpunimi i BDI-së dhe “Levicës” në Tetovë, Gostivar dhe Strugë, ka për qëllim shpërndarjen e votave anti-BDI, pasi që pjesa perëndimore e Maqedonisë nuk janë vetëm këto komuna por ka edhe të tjera, theksoi sot kryeministri i Hristijan Mickosk.
“Unë që nga dje nuk jam në politikë, dhe veprimi i partisë politike Levica që të nxjerrë kandidatët e saj në komunat Tetovë, Gostivar dhe Strugë, dhe ta brendojë këtë sikur nuk e kanë harruar Perëndimin e Maqedonisë, ndërkohë që nuk nxjerrin kandidatë në vende si Jagunovcë, Tearcë dhe në komuna të tjera – pasi në atë pjesë të vendit nuk është vetëm Struga, Tetova dhe Gostivari, ka edhe komuna të tjera – flet mjaftueshëm se qëllimi i tyre është i koordinuar me BDI-n, që të vijë deri te shpërndarja e votave anti-BDI në ato komuna. Sepse BDI e kupton që në ato komuna nuk mund të fitojë dhe e di se do të pësojë disfatë në këto zgjedhje, pra do të ketë një numër shumë të vogël dhe të parëndësishëm kryetarësh komunash. I vetmi aleat që përpiqet t’i hedhë një gomë shpëtimi BDI-së është pikërisht partia politike Levica”, deklaroi Mickoski.
Mickoski shtoi se shanset që kandidati i të Majtës të fitojë në Tetovë, Gostivar ose Strugë nuk ekzistojnë as teorikisht.
“Ne e dimë, nuk jemi prej dje në politikë, shanset që kandidati i të Majtës të fitojë për kryetar komune në Tetovë, Gostivar apo Strugë nuk ekzistojnë as teorikisht. Por shanset që ata të fitonin nëse do të kishin nxjerrë kandidat në Veles apo Shtip janë në nivel teorie. Pyetja e vërtetë është: pse në qytetin e lindjes së kryetarit të të Majtës nuk ka kandidat, pse në Shtip, që është qyteti i lindjes së një anëtari tjetër të kryesisë së të Majtës, nuk ka kandidat për kryetar komune? Dhe pikërisht pse në komunat Tetovë, Gostivar dhe Strugë, ku është e qartë se kandidatët e BDI-së do të pësojnë disfatë, pasi që shumica dërrmuese e qytetarëve atje kanë një disponim anti-BDI? Është normale që ata ta thërrasin në ndihmë partnerin e tyre të vjetër të koalicionit, me të cilin bashkëpunojnë herë pas here edhe në Parlament, por edhe në Qytetin e Shkupit, dhe ai gjithmonë është aty për t’u hedhur një gomë shpëtimi Ali Ahmetit dhe shokëve të tij kurdo që u nevojitet”, tha Mickoski.