Ministri dhe njëherësh shef i shtabit zgjedhor të VLEN-it në Tetovë, Besar Durmishi, ka prezantuar bartësin e listës së koalicionit për këtë komunë – Albi Qamilin.
Durmishi theksoi se në një kohë të vështirë, kur rinia shpesh ka humbur besimin, Qamili është shfaqur gjithmonë pranë tyre, duke ngritur zërin për drejtësi, zhvillim dhe përfaqësim real të brezit të ri.
“Albi nuk është thjeshtë një emër në listë, por një i ri që mishëron idealin e rinisë sonë. Me të në krye, koalicioni VLEN sjell shpresën, fitoren dhe ndryshimin për Tetovën”, u shpreh Durmishi.