“Zëri i gjeneratës së re”, Kasami prezanton bartësin e listës së VLEN në Tetovë – Albi Qamili

Shpërndaje

Kryetari aktual i Komunës së Tetovës dhe kandidat për një mandat të ri, Bilall Kasami, prezantoi bartësin e listës së koalicionit VLEN në Tetovë – Albi Qamilin.

Edhe pse i ri në moshë, Albi Qamili është i njohur si aktivist i palodhur dhe i përkushtuar ndaj kauzës së qytetarëve. Ai ka përfunduar studimet në Shkenca Politike dhe aktualisht ndjek studimet pasdiplomike në të Drejtën Kushtetuese.

Gjatë viteve, Qamili ka qenë pranë të rinjve dhe komunitetit, duke u angazhuar në organizime, debate dhe nisma shoqërore e politike. Energjia, vizioni dhe vendosmëria e tij përfaqësojnë më së miri frymën e gjeneratës së re që kërkon ndryshime të prekshme në jetën publike.

Kasami theksoi se Albi mishëron guximin për të menduar ndryshe, gatishmërinë për të vepruar dhe idealizmin për zhvillimin e Tetovës:

“Me Albin bartës të listës, VLEN sjell energjinë e ndryshimit dhe garanton që rinia të ketë zërin dhe vendin e merituar në politikën lokale”*, u shpreh Kasami.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme