FC Shkupi neser fillon ndeshjet kontrolluese, në Çair vjen Brera

Shpërndaje

Ekipi i FC Shkupit si duket i ka lënë mbrapa të gjitha problemet me të cilat u përball kohën e fundit, pasi ekipi nga Çairi ka njoftuar se nesër në ora 18 në Stadiumin e Çairit do ta zhvillojë, ndedhjen e parë kontrolluese.

Siç njoftojnë në faqen zyrtare, ndeshja do të luhet kundër ekupit nga Strumica, AP Brera, ndëkaq theksojnë se kjo do të jetë një mundësi e mirë për stafin të cilët nga afër do të shohin formën tekniko fizike të futbollistëve që për çdo ditē po kryejnë stërvitje në Çair.

Njoftimi i plotë:

Nesër, e diel, fillojmë edhe zyrtarisht ndeshjet kontrolluese.

AP Brera do të jetë kundërshtari i parë të cilin e presim në shtëpinë tonë, në Çair.

Kjo sfidë do të jetë një mundësi ideale për stafin teknik që të vlerësojë nga afër formën dhe përgatitjen e ekipit, i cili po ndërtohet çdo ditë me përkushtim, seriozitet dhe pasion!

📆E Diel – FC Shkupi vs AP Brera
📍 Stadiumi Çair
⏰️ 18:00

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme