Kasami: Dehari solli vetëm degjenerim Kërçovarëve, asgjë tjetër – BDI e kandidoi Deharin për të humbur!

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili garon për mandatin e dytë në këtë komunë në intervistën e lajmeve në Alsat-M, duke folur për Komunën e Kërçovës ka deklaruar se vlerat morale janë të rëndësishme për të si politikan.

Kasami përmendi edhe përgjimet amorale të publikuara për Fatmir Deharin. Sipas Kasamit, BDI-ja kandidoi Deharin për të humbur Kërçovën.

“Qëndrimet e mia në skenën politike dhe vlerat morale të cilat i përfaqësoj i dijnë të gjithë. Fatmir Dehari është kandidati më i dobët i BDI-së, i cili gjatë qeverisjes së tij nuk solli asgjë të mirë për Kërçovën. Përkundrazi, ai e dëmtoi qytetin dhe kërçovarët. Për këtë arsye, ne nuk mund të qëndrojmë pas tij vetëm sepse është shqiptar. BDI, Fatmir Deharin e nxorri për të humbur Kërçovën”, deklaroi Kasami.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme