Kandidati fitues i VLEN në raundin e parë të Bogovinës, Feti Abazi. Ditën e sotme, ka shpalosur në rrjetet sociale edhe qëndrimin e tij ndaj mërgatës, duke deklaruar se roli i saj do jetë kyç, në të gjitha sferat e zhvillimit të komunës.
“Sot dëshiroj të falenderoj mërgimtarët tanë, të cilët kanë qenë dhe janë përkrahja më e madhe e jona ndër vite!
Sakrifica e juaj nuk mund të përshkruhet me fjalë por duhet thjesht të ju jemi falenderues!
Ajo që ne mund të bëjm për ju, është që të ju japim respektin që ju meritoni dhe të ju presim me krahë hapur sa herë vini në shtëpitë e juaja!
Komuna pas 2 Nëntorit do jetë pikë së pari mikëpritëse e mirë e pastaj edhe bashkëpuntor e përkrahës i çdo iniciative të përbashkët me ju.
Potenciali i disaporës tonë është shumë i madh dhe ne planifikojmë që bashkërisht të punojmë me mërgimtarët tanë që ata të jenë pjesë e pandashme e jona në çdo sferë të jetës”, ka përfunduar shkrimin Abazi, në FB.
