Valon Zeqiri ironizon Taravarin: Po të ishte shqiptar do thoshte “E kena varë pushkën te Levica”

Shpërndaje

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale “Sharri”, Valon Zeqiri, ka reaguar me tone ironike ndaj kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Në një postim në rrjete sociale, Zeqiri ka shkruar se Taravari do ta thoshte tē vërtetën rreth AKI dhe Levicës.

“Po të ishte ‘shqiptar’ Taravari do të thoshte: E kena varë pushkën te Levica*. Por për fat të keq, se din as vetë ku e ka të varur pushkën. Populli thotë: *Ra deka e u pa kush jemi. Ditën ‘Bashkë’, natën ‘Заедно’. Shihemi më 2 nëntor ‘patriotë’ me bateri.”, ka shkruar Zeqiri.

Reagimi i Zeqirit vjen në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe pas shpërndarjes së fotografisë ku bashkëpunëtori i afërt i Bajram Rexhepit u fotografua me kandidaten e Levicës.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme