Vizita në Poroj dhe Drenovec – Albi Qamili: Fitorja e madhe po afrohet

Shpërndaje

Këshilltari i sapozgjedhur në Komunën e Tetovës nga lista e koalicionit VLEN, Albi Qamili, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj banorëve të Porojit dhe Drenovecit, për përkrahjen e fuqishme në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 19 tetor.

Në një reagim publik, Qamili ka theksuar:

“Poroji dhe Drenoveci. Falënderuam banorët për përkrahjen masive në raundin e parë. Vazhdojmë mobilizimin e fuqishëm deri në vulosjen e Fitores së Madhe më 2 nëntor!”, ka shkruar Albi Qamili

Qamili, i cili vjen nga Poroji, ka theksuar se angazhimi dhe bashkimi i qytetarëve do të jenë vendimtarë në raundin e dytë të zgjedhjeve më 2 nëntor, ku pritet të përcaktohet përfundimisht drejtimi politik i Tetovës.

Sipas tij, mbështetja e madhe në raundin e parë është dëshmi e besimit që qytetarët kanë ndaj vizionit të koalicionit VLEN për zhvillimin e komunës.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme