Kasami nga Malësia e Tetovës: Sellca dhe Vica zgjedhin zhvillimin dhe dinjitetin

Shpërndaje

Kandidati i koalicionit VLEN për mandatin e dytë në Komunën e Tetovës dhe kryetari aktual, Bilall Kasami, ka takuar sot banorët e Sellcës dhe Vicës në Malësinë e Tetovës.

Në një atmosferë të ngrohtë e mikpritëse, Kasami me qytetarët dhe me ekipin e tij diskutoi për projektet e realizuara gjatë mandatit të kaluar dhe planet zhvillimore për katërvjeçarin e ardhshëm, me fokus të veçantë në investimet në zonat malore.

“Sellca dhe Vica zgjedhin zhvillimin dhe dinjitetin, e vlerësojnë punën dhe nuk pranojnë të keqpërdoren. Ju faleminderit për mikpritjen e ngrohtë. Më 2 nëntor vulosim bashkë Fitoren e Madhe!”, deklaroi Kasami.

Banorët e Malësisë së Tetovës, sipas kandidatit të VLEN-it, kanë treguar qartë se mbështesin politikën e zhvillimit dhe barazisë, duke refuzuar politikat e vjetra të përçarjes dhe keqpërdorimit.

Kasami theksoi se vizioni për Tetovën e re mbetet i njëjtë: një komunë që investon në çdo fshat, nga qyteti deri në malësi, me qëllim përmirësimin e jetesës për të gjithë qytetarët.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme