Kryetari aktual i Tetovës dhe kandidat për mandatin e dytë, Bilall Kasami, zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e Reçicës së Madhe, ku prezantoi vizionin e tij për zhvillimin e mëtejshëm të këtij vendbanimi.
Gjatë takimit, Kasami falënderoi qytetarët për përkrahjen e vazhdueshme dhe garantoi se investimet në Reçicë të Madhe do të vijojnë, si në çdo lagje tjetër të Tetovës. Ai nënvizoi punët e mëdha të realizuara gjatë mandatit të parë:
• Rrugën magjistrale nga Reçica e Vogël deri te stadiumi i Reçicës së Madhe
• Peshorja për bujqit e Reçicës së Madhe
• Stadiumin e shkollës dhe parkingun e saj
• Rrugën nga Xhamia e Madhe deri te Xhamia e Re në drejtim të Kalecit
• Rrugën që do të lidhë Reçicën e Madhe me autostradën, një nga projektet më të rëndësishme për zonën
Kasami theksoi se në mandatin e ri katërvjeçar Reçica e Madhe do të njohë përmirësime edhe më të mëdha, duke vijuar kështu transformimin e këtij vendbanimi.
