Pas rezultatit katastrofal që pësoi koalicioni AKI më 19 tetor, tensionet dhe përçarjet kanë dalë në pah edhe publikisht. Sipas burimeve lokale, në Strugë është shënuar një incident i rëndë mes vetë anëtarëve të këtij koalicioni, ku ka përfunduar i sulmuar me grushta Jeton Shaqiri, një nga figurat e tyre kryesore.
Ngjarja ka ndodhur në një hotel buzë liqenit të Strugës, vetëm pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Burime brenda partisë pohojnë se incidenti është rezultat i akuzave të ndërsjella për dështimin e fushatës dhe rezultatin poshtërues që i ka sjellë AKI-së humbjen në shumicën e komunave shqiptare.
Në vend që të reflektojnë për humbjen, duket se në AKI ka nisur “gjuetia e shtrigave”, kush e ka fajin për disfatën.
Por një gjë është e qartë: kur mungon përgjegjësia politike, fillojnë grushtat!
