VLEN: Në Studeniçan e mbështesim kandidatin e pavarur Azem Sadiku

Shpërndaje

VLEN ka njoftuar se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, do ta mbështesin Azem Sadikun i cili është kandidat i pavarur për komunën e Studeniçanit. VELN tha se ky vendim është marrë duke u bazuar në vullnetin e qytetarëve.

“Koalicioni VLEN njofton se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbështesë kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku.

Ky vendim është marrë duke u bazuar në vullnetin e qytetarëve shqiptarë, të shprehur qartë më 19 tetor, kur me NJË ZË thanë “Jo më BDI-së” në shumicën e komunave shqiptare.

Bashkë me qytetarët dhe kandidatë që përfaqësojnë sinqerisht interesin publik, do ta çojmë përpara ndryshimin që filloi më 19 tetor në komunat shqiptare”, thuhet në njoftimin e VLEN.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme