Ibrahimi: Ali Ahmeti ta pranoje faktin se është në opozitë dhe shumë shpejt shkon në pension

Shpërndaje

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, sonte ka marr pjesë në tubimin qëndror të Koalicionit VLEN për Komunën e Vrapçishtit.

Ibrahimi nga Vrapçishti ka porositur Ali Ahmetin dhe përfaqësuesit e AKI-së që ta pranojnë faktin se gjenden në opozitë.

Nuk është fundi i botës nëse je në opozitë. Nuk ka nevojë askënd të ofendosh askënd se pse je në opozitë.

“ Është koha e fundit që ata ti mbledhin mend e të kujdesen çfarë flasin. Të mos ofendojnë. Të pranojnë faktin se tani janë opozitë dhe së shpejti shkojnë edhe në pension. VLEN-i i ka rritur edhe pensionet , në kohën që shkojnë ata, të kanë edhe pensione të mira. Ta marrin me qetësi këtë punë se opozita nuk është fundi i botës. Opozita është punë që ne e kemi ndjerë shumë vite. Dhe as nuk kemi qarë e as nuk kemi vajtuar , por as nuk e kemi ofenduar askënd pse ishim ne në opozitë. ”, nënvizoi Ibrahimi.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme