Bilall Kasami: Lajmi më i bukur në kulmin e fushatës — djali im Lavdrimi ftohet në Kombëtaren Shqiptare

Shpërndaje

Në kulmin e fushatës zgjedhore, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka ndarë një lajm që e ka gëzuar pa masë. Djali i tij, Lavdrimi, që luan për grupmoshat e Shkëndijës, ka marrë ftesë nga Kombëtarja Shqiptare e Futbollit U19 për dy ndeshje miqësore kundër Irlandës.

“Lajmi më i bukur që më gëzoi pa masë erdhi nga Tirana. Faleminderit FSHF! Urime, Lavdrim!”, ka shkruar Kasami në një postim në rrjete sociale.

Ky moment gëzimi personal për kryetarin Kasami vjen si një dëshmi e përkushtimit të brezit të ri drejt sportit dhe sukseseve që nderojnë edhe qytetin e Tetovës.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme