Mbrojtësi i krahut të FC Shkupit, Mario Riçkov, është shprehur optimist para përballjes me Rabotniçkin, duke theksuar se skuadra është në rritje pavarësisht mungesës së fitoreve në javët e fundit.
“Na ka munguar fati në disa ndeshje, por besojmë se kësaj radhe do ta thyejmë këtë ‘mallkim’ dhe të marrim një rezultat pozitiv. Edhe pse ende nuk kemi arritur të fitojmë, si një skuadër relativisht e re jemi përmirësuar nga ndeshja në ndeshje,” tha Riçkov.
Ai shtoi se kundërshtari aktual është në një periudhë të vështirë, gjë që Shkupi do të përpiqet ta shfrytëzojë.
“Edhe Rabotniçki ndodhet në një krizë rezultatesh dhe shpresojmë që ta shfrytëzojmë këtë moment për të marrë tre pikët dhe të kthehemi me fitore në Çair”
Riçkov theksoi gjithashtu se ekipi është përgatitur në detaje për ndeshjen
“E njohim mirë Rabotniçkin, pasi aty luajnë shumë prej ish-shokëve tanë si Demir Imeri, Florian Kadriu, Besir Demiri e të tjerë. Megjithatë, i kemi analizuar si në dobësi ashtu edhe në forcë. Jemi të motivuar dhe të përqendruar për të dhënë maksimumin në fushë”, deklaroi Riçkov.
Ndryshe, Shkupi ndeshjen edhe pse si nikoqir, do ta zhvillojë në Strugë, ndeshja zhvillohet nesër me fillim nga ora 15:00.